“Jahja ibn Sulejmani na ka thënë: Më ka treguar Ibn Vehbiu, e këtij i ka rrëfyer Amri, e këtij i ka treguar Abdurrahman ibn Kasimi, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Njëherë, Ebu Bekri erdhi tek unë, më mëshoi fort dhe më tha: “I vonove të gjithë njerëzit për një gjerdan!” Ndërkohë, mua, edhe pse ndjeja dhimbje, sa s'më kaploi vdekja nga frika se mos po e lëviz Pejgamberin ﷺ (që flinte në prehrin tim).””