“Musai na ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane, e këtij i ka treguar Abdulmeliku, e ky nga Verradi, e ky nga Mugire se Sad ibn Ubade (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tha: “Po qe se do të zija një burrë me gruan time, do t'i bija atij me teh shpate.” Kur Pejgamberi ﷺ mori vesh për këtë, tha: “A po çuditeni me xhelozinë e Sadit?! Unë jam më xheloz se ai, ndërsa Allahu është më xheloz se unë.””