“Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Seid ibn Musejebi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një beduin erdhi te Pejgamberi ﷺ dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut, gruaja ime më ka lindur një djalë të zi!” - “Ke ndonjë deve ti?” - e pyeti Pejgamberi ﷺ. - Po, - tha ai. - “Çfarë ngjyre kanë?” - Të kuqe. - “A ka prej tyre të përhitur?” - Po. - “Prej nga kanë ardhur ato?!” - Mbase mund të jenë nga loza, - tha ai. - “Atëherë, edhe djali yt ndoshta i ka ngjarë lozes” , - i tha Pejgamberi ﷺ.””