“Jahja ibn Sulejmani na ka thënë: Më ka treguar Ibn Vehbiu, e këtij i ka rrëfyer Amri, e këtij i ka thënë Bukejri: Teksa isha ulur pranë Sulejman ibn Jesarit, aty erdhi Abdurrahman ibn Xhabiri dhe i tregoi Sulejman ibn Jesarit; pastaj Sulejman ibn Jesari u kthye me fytyrë nga ne dhe na tha: Abdurrahman ibn Xhabiri më ka treguar, e këtij i ka treguar babai i tij se Ebu Burde Ensariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Mos ndëshkoni me më shumë se dhjetë goditje kamxhiku, përveç kur kemi të bëjmë me ndonjë prej ndëshkimeve të përcaktuara.””