“Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka treguar Ebu Seleme se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “I Dërguari i Allahut ﷺ e ka ndaluar lidhjen e ditëve të agjërimit (pa bërë iftar e syfyr) .” Një musliman i tha: “Porse ti e lidh, o i Dërguari i Allahut.” Ai tha: “Po cili prej jush është sikurse unë? Zoti im, gjatë natës, më ushqen me ngrënie e pije.” Kur ata refuzuan të ndaleshin së lidhuri agjërimin, Pejgamberi ﷺ e lidhi agjërimin një ditë, pastaj edhe një, pastaj ata panë hënën e re, e në atë rast ai tha: “Sikur të vonohej, do t'jua shtoja”, - si qortim për ta, pasi refuzuan të ndaleshin.” Transmetimin e Ukajlit e fuqizojnë Shuajbi, Jahja ibn Seidi dhe Junusi, nga Zuhriu, ndërsa Abdurrahman ibn Halidi transmeton nga Ibn Shihabi, e ky nga Seidi, e ky nga Ebu Hurejra, e ky nga Pejgamberi ﷺ.”