“Muhamed ibn Beshari më ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Xhaferi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Firasi, e ky nga Shabiu se Abdullah ibn Amri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Mëkatet e mëdha janë: t'i bëhet ortak Allahut dhe mosrespektimi i prindërve, - Shuëbe është në mëdyshje nëse ka shtuar edhe: betimi i rrejshëm.” Muadhi ka thënë: “Na ka treguar Shuëbe: “Mëkatet e mëdha janë: t'i bëhet ortak Allahut, betimi i rrejshëm dhe mosrespektimi i prindërve, - ose ka shtuar edhe: dhe vrasja e njeriut.””