“Is'hak ibn Mensuri na ka thënë: Na ka treguar Abdusamedi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Ubejdullah ibn Ebu Bekri se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “ Mëkatet e mëdha janë...” Amri na ka thënë: “Na ka treguar Shuëbe nga Ibn Ebu Bekri se Enesi transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Mëkatet më të mëdha janë: të bërët ortak Allahut, vrasja e njeriut, mosrespektimi i prindërve dhe fjala e rrejshme, - ose ka thënë: dhe dëshmia e rrejshme.””