“Amër ibn Zurare na ka thënë: Na ka treguar Hushejmi, e këtij i ka treguar Husajni, e këtij i ka treguar Ebu Dhabjani se Usame ibn Zejd ibn Harithe (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ na dërgoi te familja huraka e fisit xhuhejne, të cilët i sulmuam në agim dhe i mundëm. Unë dhe një ensar iu vumë pas një burri, i cili, kur e zumë, tha: “La ilahe il-lallah.” Rrjedhimisht, ensari u ndal, kurse unë e godita me shtizë dhe e vrava. Kur u kthyem dhe i Dërguari i Allahut ﷺ u informua për këtë, më tha: “O Usame, a e vrave pasi tha: “La ilahe il-lallah?” - O i Dërguari i Allahut, ai e tha këtë për t'u mbrojtur, - i thashë. Por, Pejgamberi ﷺ e përsëriti pyetjen e njëjtë: “A e vrave pasi tha: “La ilahe il-lallah?” Usame thotë: “Aq shumë ma përsëriti këtë, saqë do të doja të mos e kisha pranuar Islamin para asaj dite.””