“Muhamedi na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullah ibn Idrisi, e ky nga Shuëbe, e ky nga Hisham ibn Zejd ibn Enesi, e ky nga gjyshi i tij se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një robëreshë doli e stolisur nëpër Medinë, andaj një hebre e goditi me gur. Duke qenë në frymën e fundit, robëreshën e sollën tek i Dërguari i Allahut ﷺ, i cili e pyeti: “Filani të vrau?” Ajo e ngriti kokën (duke mohuar). - “Filani të vrau?” - e pyeti sërish (për dikë tjetër). Ajo sërish e ngriti kokën (duke mohuar). Kur e pyeti për së treti: “Filani të vrau?” , ajo tundi kokën (duke pohuar). Si pasojë, i Dërguari i Allahut ﷺ e thirri personin në fjalë dhe e ekzekutoi me dy gurë (ashtu siç e kishte kryer vrasjen ai).””