“Omer ibn Hafsi na ka thënë: Na ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Ameshi, e ky nga Abdullah ibn Murra, e ky nga Mesruku se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Nuk lejohet të derdhet gjaku i muslimanit që dëshmon se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe se unë jam i Dërguari i Allahut, përpos në tri raste: 1. Njeriu (vritet) për njeriun, 2. I martuari zinaqar dhe 3. Ai që e braktis fenë duke e lënë xhematin.””