“Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Xhaferi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Hisham ibn Zejdi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një hebre vrau një robëreshë me gur, për t'ia marrë stolitë. Duke qenë në frymën e fundit, robëreshën e sollën te Pejgamberi ﷺ, i cili e pyeti: “Filani të vrau?” Por, ajo mohoi me kokë. E pyeti sërish (për dikë tjetër), por ajo sërish mohoi me kokë. Kur e pyeti për së treti, ajo pohoi me kokë. Atëherë, Pejgamberi ﷺ e ekzekutoi vrasësin me dy gurë (ashtu siç e kishte vrarë ai robëreshën).”