“Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Amri, e ky nga Muxhahidi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Te benu israilët ka pasur vetëm kisas, pa shpagim. Allahu i Lartësuar i është drejtuar këtij umeti (të Muhamedit ﷺ): “Është caktuar për ju kisasi për vrasje: i liri për të lirin, robi për robin dhe femra për femrën. Ai (vrasës) që falet nga farefisi i të vrarit, duhet të sillet njerëzishëm dhe le të zbatojë dëmshpërblimin me të mirë. Kjo (falje) është një lehtësi dhe mëshirë nga ana e Zotit...” (Bekare, 178) Këtu, falje nënkupton kur farefisi i të vrarit pranon shpagim për vrasje të qëllimshme, kurse pjesa e ajetit: “... duhet të sillet njerëzishëm...” do të thotë: “Shpagimi të kërkohet me mirëkuptim dhe të jepet me mirësjellje.””