“Ferve na ka thënë: Na ka treguar Ali ibn Mus'hiri, e ky nga Hishami, e ky nga babai i tij, e ky nga Aishja: Pasi që idhujtarët u mposhtën ditën e Uhudit... [t]: Muhamed ibn Harbi më ka thënë: Na ka treguar Ebu Mervan Jahja ibn Ebu Zekerija, e ky nga Hishami, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ditën e Uhudit, Iblisi klithi ndër njerëz: “O robër të Allahut! Mbrapa jush!” Kështu, ata që ishin përpara, u kthyen mbrapa dhe vranë Jemanin (gabimisht). Rrjedhimisht, Hudhejfe thirri: “Babai im! Babai im!” Por, ata tanimë e kishin vrarë. Më pas, Hudhejfe tha: “Allahu ju faltë!” Njëri nga transmetuesit thotë: “Disa prej tyre u shpartalluan, saqë ikën në Taif.””