“Is'haku më ka thënë: Na ka rrëfyer Habani, e këtij i ka treguar Hemami, e këtij i ka treguar Katadja se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon për një hebre, i cili ia kishte shtypur kokën një robëreshe mes dy gurësh. Atëherë, e pyetën robëreshën: “Kush ta bëri këtë? Filani? Filani?” Sapo përmendën emrin e hebreut, ajo pohoi me kokë. Kështu, e morën hebreun dhe, nuk kaloi shumë kohë, ai pranoi (që e kishte kryer krimin). Kështu, Pejgamberi ﷺ urdhëroi t'i shtypej koka me gurë (edhe këtij).” Hemami ka thënë: “... me dy gurë.””