“Is'hak ibn Mensuri më ka thënë: Na ka rrëfyer Ebu Usame, e këtij i ka rrëfyer Hishami, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ditën e Uhudit, kur idhujtarët u mposhtën, Iblisi thirri: “O robër të Allahut! Mbrapa jush!” Kështu, ata që ishin përpara, u kthyen mbrapa dhe u përballën me të fundit. Hudhejfe shikoi dhe e pa babanë e vet, Jemanin, dhe thirri: “O robër të Allahut! Babai im! Babai im!” Por, për Allahun, ata nuk u ndalën, derisa e vranë. Pastaj Hudhejfe tha: “Allahu ju faltë!” Urve tregon: “Hudhejfe vazhdonte të bënte lutje dhe të kërkonte falje për atë që ia vrau babanë gabimisht, deri në vdekje.””