“Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Katadja, e ky e ka dëgjuar Zurare ibn Eufain se Imran ibn Husajni (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një burrë ia kishte kafshuar dorën një tjetri dhe, me të tërhequr ai dorën, të parit i kishin rënë dhëmbët e përparmë. Kur shkuan të gjykohen te Pejgamberi ﷺ, ai u tha: “A e kafshon dikush vëllanë e vet siç kafshon deveja?! Jo, nuk ka shpagim (për dhëmbët e rënë) .””