“Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Seid ibn Ubejdi, e ky nga Bushejr ibn Jesari se një burrë prej ensarëve, gjegjësisht Sehël ibn Ebu Hathme tregon: “Një grup njerëzish prej fisit tim shkuan në Hajber dhe aty u shpërndanë. Më pas, njërin prej tyre e gjetën të vdekur. Pronarëve, te të cilët u gjet i vdekuri, u thanë: “Ju e vratë shokun tonë.” - Nuk e kemi vrarë e as e dimë kush e ka vrarë, - thanë ata. Kështu, shkuan tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe i thanë: “O i Dërguari i Allahut, ne shkuam në Hajber, ku gjetëm një shok tonin të vrarë.” Pejgamberi ﷺ tha: “ (Le të flasë) m ë i vjetri, më i vjetri!” Pastaj u tha: “Duhet të më sillni argument për vrasësin.” - Por, ne nuk kemi argument, - i thanë ata. - “Atëherë, ata (hebrenjtë) do të betohen ”, - u tha Pejgamberi ﷺ. - Nuk pajtohemi me betimin e hebrenjve, - thanë ata. I Dërguari i Allahut ﷺ nuk dëshironte që gjaku i tij të shkonte huq, andaj e shpagoi me njëqind deve të sadakasë.””