“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahja ibn Seidi, e ky nga Sufjani, e këtij i ka treguar Ebu Is'haku, e këtij i ka treguar Abdullah ibn Jezidi se Berai (Allahu qoftë i kënaqur me të!), - i cili është njeri që nuk gënjen, - tregon: “Pasi i Dërguari i Allahut ﷺ thoshte: “Semiallahu limen hamideh”, askush nuk përkulej, derisa Pejgamberi ﷺ binte në sexhde, më pas edhe ne binim në sexhde. Ebu Nuajmi na ka treguar nga Sufjani, e ky nga Ebu Is'ahku, ngjashëm me këtë.”