“Haxhaxh ibn Minhali na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, nga Muhamed ibn Zijadi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Si nuk ka frikë ai që e ngre kokën para imamit, se Allahu mund t'ia shndërrojë kokën në kokë gomari?” - ose ka thënë: “... se Allahu mund t'ia shndërrojë pamjen në pamje gomari?””