“Ahmed ibn Salihu na ka thënë: Na ka treguar Ibn Vehbiu, e këtij i ka treguar Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Ibn Musejebi dhe Ebu Seleme ibn Abdurrahmani se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Dy gra të fisit hudhejl u përleshën dhe njëra e goditi tjetrën me gur (në bark), si pasojë e së cilës e mbyti nënën dhe fëmijën e saj në bark. Ata e ngritën çështjen te Pejgamberi ﷺ, i cili gjykoi se shpagimi i gjakut për foshnjën në bark të jetë sa vlera e një robi a robëreshe të re në moshë, si dhe gjykoi që shpagimin e gjakut për gruan ta bëjnë familjarët e vrasëses (nga ana e babait).””