“Amër ibn Zurare më ka thënë: Na ka rrëfyer Ismail ibn Ibrahimi, e ky nga Abdulazizi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur i Dërguari i Allahut ﷺ erdhi në Medinë, Ebu Talhai më mori për dore, më çoi tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut, Enesi është djalosh i mençur, andaj le të të shërbejë ty.” Kështu, i shërbeja të Dërguarit të Allahut ﷺ në shtëpi dhe në rrugëtim. Betohem në Allahun se asnjëherë nuk më ka thënë për diçka që e kam vepruar: “Pse këtë e bëre kështu?” Dhe as për diçka që nuk e kam vepruar: “Pse atë nuk e bëre ashtu?””