“Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Ejubi se Ikrime tregon: “Kur Aliut (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i sollën një grup renegatësh, ai i dogji të gjithë (si dënim për ta). Me të dëgjuar këtë lajm, Ibn Abasi tha: “Po të isha në vendin e tij, nuk do t'i kisha djegur, sepse i Dërguari i Allahut ﷺ e ka ndaluar këtë gjë, duke thënë: “Mos dënoni siç dënon Allahu!” , por do t'i vrisja, ashtu siç ka porositur i Dërguari i Allahut ﷺ kur ka thënë: “Atë që e ndërron fenë (islame) , vriteni!””