“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Kurra ibn Halidi, e këtij i ka treguar Humejd ibn Hilali, e këtij i ka treguar Ebu Burde se Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Shkova te Pejgamberi ﷺ me dy pjesëtarë të fisit eshari, njëri në të djathtë e tjetri në të majtën time. Të Dërguarin e Allahut ﷺ e gjetëm duke i pastruar dhëmbët me misvak. Të dy që erdhën kërkuan poste, e në atë rast i Dërguari i Allahut ﷺ më tha: “O Ebu Musa?!” - Ose ka thënë: “O Abdullah ibn Kajsi?!” Unë iu drejtova: “Betohem në Atë që të ka dërguar me të vërtetën se nuk më kanë treguar çfarë dëshironin. Nuk e kam ditur që ata do të kërkonin post.” - Sikur po e shoh tani misvakun e tij nën buzë, që ishte zvogëluar. - “Ne nuk i japim asnjë post atij që e synon postin, mirëpo ti, o Ebu Musa, - ose ka thënë: o Abdullah ibn Kajsi, - shko në Jemen!” - më tha Pejgamberi ﷺ. Ebu Burde tregon: “Pas tij, në Jemen, shkoi edhe Muadh ibn Xhebeli, të cilit, me të arritur atje, Ebu Musai i shtroi një jastëk dhe i tha: “Zbrit!” Aty i pranishëm ishte edhe një njeri i lidhur, andaj Muadhi pyeti: - Si është puna e këtij? - Ky njeri ka qenë hebre, pastaj e ka pranuar Islamin, por prapë është bërë hebre. Por ti zbrit, - i tha Ebu Musai. - Nuk do të zbres pa u ekzekutuar ky, i tillë është gjykimi i Allahut dhe i të Dërguarit të Tij, - tha Muadhi tri herë. Si rrjedhojë, Ebu Musai urdhëroi të vritet dhe e vranë. Pastaj biseduan për namazin e natës. Njëri prej tyre tha: “Unë ngrihem (për namaz) dhe fle, kështu unë shpresoj të shpërblehem për gjumin tim siç shpresoj të shpërblehem për namazin tim.””