“Abdani na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Mahmud ibn Rabiu se Itban ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur i Dërguari i Allahut ﷺ erdhi tek unë në mëngjes, një njeri tha: “Ku është Malik ibn Duhshuni?” Dikush prej nesh i tha: “Ai është hipokrit, nuk e do Allahun e as të Dërguarin e Tij.” Pejgamberi ﷺ tha: “Mos flitni ashtu! A nuk thotë “la ilahe il-lallah”, fjalë kjo me të cilën synon kënaqësinë e Allahut?” - Posi, - i tha personi në fjalë. Atëherë Pejgamberi ﷺ tha: “Atij robi që vjen me të (me shehadetin) në Ditën e Kiametit, Allahu ia bën haram Zjarrin.””