“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahja ibn Ismaili, e këtij i ka treguar Kajsi se Habab ibn Ereti (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Iu ankuam të Dërguarit të Allahut ﷺ, i cili ishte i shtrirë mbi një xhybe nën hijen e Qabesë, e i thamë: “Pse nuk po kërkon ndihmë për ne? Pse nuk po e lut Allahun për ne?” Ai iu përgjigj: “Në popujt para jush ka pasur raste kur personit i hapnin një gropë dhe e futnin në të, pastaj ia vendosnin sharrën në kokë dhe e ndanin përgjysmë. Po ashtu, ka pasur raste kur torturohej me krehër hekuri duke ia çjerrë mishin e trupit thellë deri në eshtra dhe palcë, por kjo nuk e lëkundte aspak nga feja e vet. Betohem në Allahun se kjo fe do të kompletohet, saqë njeriu do të udhëtojë prej Sanasë deri në Hadramevt pa iu frikësuar askujt përveç Allahut, ose ujkut për delet e veta. Por ju po nguteni.””