“Abdulaziz ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Seid Makburi, e ky nga babai i tij se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa po rrinim në xhami, i Dërguari i Allahut ﷺ erdhi dhe tha: “Nisuni për te hebrenjtë!” Ne u nisëm dhe, me të arritur te shtëpia e Midrasit, Pejgamberi ﷺ u ngrit dhe tha: “O ju hebrenj, pranojeni Islamin, që të shpëtoni!” Ata i thanë: “E përcolle mesazhin, o Ebu Kasim.” Ai u tha: “Këtë edhe po synoj.” Kur i thirri për së dyti, ata sërish u përgjigjën: “E përcolle mesazhin, o Ebu Kasim.” Herën e tretë, i Dërguari i Allahut ﷺ shtoi: “Dijeni se kjo tokë i takon Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Unë dua t'ju dëboj (nga kjo tokë) , andaj, kush nuk mund ta marrë pasurinë me vete, le ta shesë. Përndryshe, dijeni se kjo tokë i takon Allahut dhe të Dërguarit të Tij.””