“Husejn ibn Mensuri na ka thënë: Na ka treguar Esbat ibn Muhamedi, e këtij i ka treguar Sulejman ibn Fejruz Shejbaniu se Ikrime transmeton se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), rreth ajetit: “O besimtarë! Nuk është lejuar për ju të trashëgoni gratë (e të vdekurve) në mënyrë të dhunshme...”, (Nisa, 19) ka thënë: “Në të kaluarën ka qenë zakon që, kur burri vdiste, rrethi i afërm familjar ishin më meritorë për gruan e tij: nëse donin, martoheshin me të ose e martonin me dikë tjetër, ose, nëse donin, e linin të pamartuar. Pra, ata ishin më meritorë për të sesa familjarët e saj. Atëherë zbriti ky ajet për këtë tematikë.””