“Lejthiu na ka thënë: Më ka treguar Nafiu se Safije bint Ebu Ubejdi tregon: “Një rob i oborrit mbretëror bëri zina me një robëreshë lufte. Ai e kishte detyruar me dhunë derisa ia kishte prishur virgjërinë. Si pasojë, Omeri e dënoi me kamxhik robin dhe e dëboi (nga vendi), ndërsa robëreshën nuk e dënoi, sepse robi e kishte detyruar.” Zuhriu, në lidhje me robëreshën beqare, së cilës një mashkull i lirë ia prish virgjërinë dhunshëm, ka thënë: “Gjykatësi e vlerëson sipas vlerës së një robëreshe beqare, kurse të lirin e dënon me kamxhik. Dijetarët kanë thënë: “Nëse robëresha e ve dhunohet, nuk kompensohet, porse zinaqari duhet të dënohet.””