“Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Hisham ibn Jusufi, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Zuhriu, e ky nga Ebu Seleme se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se Pejgamberi ﷺ i ka dhënë ortakut të drejtën e parablerjes në çdo pasuri të përbashkët të pandarë, porse, kur vendosen kufijtë dhe ndahen rrugët, për ortakun nuk ka parablerje. Buhariu shton: “Disa thonë se e drejta e parablerjes i takon fqinjit. Por, pastaj u mbështet në atë (argumentin) të cilin e fuqizoi, porse e rrënoi tërësisht, duke thënë: “Ai që dëshiron të blejë një shtëpi, por frikësohet se me të fqinji po ia merr të drejtën e parablerjes, atëherë blen një të njëqindtën hise të saj, e më pas e blen edhe pjesën e mbetur. Në këtë mënyrë, fqinji përmes së drejtës së parablerjes, ka hise vetëm në pjesën e parë, e jo në tërë shtëpinë. Pra, i lejohet të bëjë hile në këtë rast.””