“Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Ibrahim ibn Mejsera se Amër ibn Sheridi rrëfen: “Misver ibn Mahremi erdhi e ma vendosi dorën mbi sup dhe së bashku shkuam te Sadi. Ebu Rafiu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) i tha Misverit: “A nuk po i thua këtij që ta blejë shtëpinë time?” - Nuk i jap më shumë se katërqind (mithkalë), madje, ose në shuma të ndara, ose me këste, - tha Sadi. - Mua m'i kanë ofruar pesëqind në dorë, porse nuk e kam dhënë. Sikur të mos e kisha dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Fqinji është më meritor për pjesën e fqinjit”, nuk do të ta shisja fare, - ia ktheu Ebu Rafiu. Ali ibn Abdullahu tregon: “I thashë Sufjanit: “Mameri nuk ka thënë kështu.” Buhariu shton: “Disa thonë se, nëse dikush dëshiron ta shesë pjesën në të cilën ortaku ka të drejtë parablerjeje, i lejohet të bëjë hile për ta zhvleftësuar të drejtën e ortakut për parablerje. Kështu, shitësi në fjalë shtëpinë ia fal blerësit, pra, i vendos kufijtë rreth saj dhe ia dorëzon. Më pas, blerësi ia kompenson atij me një mijë dërhemë, rrjedhimisht, ortaku nuk ka të drejtë parablerjeje.””