“Muhamed ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Ibrahim ibn Mejsera se Amër ibn Sheridi tregon se Ebu Rafiu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) diskutoi me Sadin rreth çmimit të shtëpisë, të cilën e mbante katërqind mithkalë. Ndër të tjera, Ebu Rafiu tha: “Sikur të mos e kisha dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Fqinji është më meritor për pjesën e fqinjit”, nuk do të ta jepja.” Buhariu shton: “Disa thonë se, nëse dikush blen një hise të një shtëpie dhe do që ta asgjësojë të drejtën e ortakut për parablerje, atëherë hisen në fjalë ia dhuron të birit të vet të vogël, se prej tij nuk kërkohet të betohet.””