“Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Sufjan ibn Ibrahim ibn Mejsera, e ky nga Amër ibn Sheriku se Ebu Rafiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Fqinji është më meritor për pjesën e fqinjit.” Buhariu shton: “Disa thonë se, nëse një person dëshiron të blejë një shtëpi për njëzet mijë dërhemë, nuk prish punë nëse bën hile për ta blerë me njëzet mijë dërhemë, ashtu që blerësi ia numëron shitësit nëntë mijë e nëntëqind e nëntëdhjetë e nëntë dërhemë, pastaj pjesën tjetër prej atyre njëzet mijë që kanë mbetur ia jap me dinarë. Nëse personi që ka të drejtë në parablerje e kërkon atë pjesë për njëzet mijë dërhemë, atëherë ka përparësi në blerje, në të kundërtën (nëse nuk pajtohet të bëjë ndërrim valutor në dinarë), nuk ka përparësi për këtë shtëpi. Pasi shtëpia është bërë pronë e blerësit, ai ia kërkon shitësit paratë që ia ka dhënë, pra, nëntë mijë e nëntëqind e nëntëdhjetë e nëntë dërhemë dhe një dinar, se në momentin kur është bërë blerja, ndërrimi i valutës është bërë në dinarë. Pastaj, nëse në këtë shtëpi gjen ndonjë të metë dhe ende nuk ka kaluar në pronësi të blerësit, atëherë shitësi ia kthen blerësit njëzet mijë dërhemë.” Buhariu shton: “Pra, ata e lejojnë tërë këtë mashtrim mes muslimanëve, ndërsa Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Muslimani nuk ia shet muslimanit të sëmurën, as të ndytën e as e mashtron.””