“Abdani na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e ky nga Junusi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka treguar Ebu Seleme se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ai që më ka parë në ëndërr, do të më shohë edhe zgjuar, ndërsa shejtani nuk paraqitet dot në pamjen time.” Ebu Abdullahu (Buhariu) ka thënë: “Ibn Sirini ka thënë: “Nëse e ka parë në pamjen e tij reale.””