“Muala ibn Esedi na ka thënë: Na ka treguar Abdulaziz ibn Muhtari, e këtij i ka treguar Thabit Bunaniu se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ai që më ka parë në ëndërr, më ka parë pikërisht mua, sepse shejtani nuk mund të paraqitet dot në pamjen time. Ëndrrat e besimtarit janë një e dyzetegjashta pjesë e pejgamberisë.””