“Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ubejdullah ibn Ebu Xhaferi, e këtij i ka rrëfyer Ebu Seleme se Ebu Katadja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ëndrrat e mira janë prej Allahut, kurse të këqijat janë prej shejtanit. Nëse dikush sheh në ëndërr diçka që e urren, le të pështyjë lehtë në të majtë tri herë dhe le të kërkojë mbrojtjen e Allahut prej shejtanit, kështu ajo s'do t'i bëjë dëm, ndërkaq shejtani s'ka mundësi të paraqitet dot në pamjen time.””