“Abdullah ibn Mesleme na ka thënë: Na ka treguar Maliku, e ky nga Nafiu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Sonte, në gjumë, e pashë veten afër Qabesë. Aty pashë një burrë zeshkan, më të bukurin e zeshkanëve, me flokë të gjatë deri pas veshëve, me flokët më të bukur, të cilët i kishte krehur dhe i pikonin ujë. Ai ishte mbështetur në dy burra, - ose ka thënë: në supet e tyre, - teksa bënte tavaf rreth Qabesë. Pyeta: “Kush është ky?” Më thanë: “Ky është Mesihu, i biri i Merjemes.” Pastaj, pas tij, pashë një burrë tjetër: me kaçurrela të theksuara, të verbër në syrin e djathtë, sikur të ishte kokërr e dalë rrushi. Pyeta: “Kush është ky?” Më thanë: “Mesihu Dexhal.””