“Jahjai na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Junusi, e ky nga Ibn Shihabi se Ubejdullah ibn Abdullahu transmeton nga Ibn Abasi se njëherë një burrë vajti tek i Dërguari i Allahut ﷺ e i tha: “Mbrëmë kam parë në ëndërr se...”, - dhe e përmendi hadithin deri në fund. Transmetimin e Junusit e fuqizojnë Sulejman ibn Kethiri dhe i biri i vëllait të Zuhriut, e po ashtu edhe Sufjan ibn Husejni, nga Zuhriu, e ky nga Ubejdullahu, e ky nga Ibn Abasi, e ky nga Pejgamberi ﷺ. Ndërkaq, Zubejdiu transmeton nga Zuhriu, e ky nga Ubejdullahu, e ky nga Ibn Abasi, - ose ka thënë se nga Ebu Hurejra, - e ky nga Pejgamberi ﷺ. Po ashtu, Shuajbi dhe Is'hak ibn Jahja transmetojnë nga Zuhriu se ka thënë: “Ebu Hurejra e transmetonte këtë nga Pejgamberi ﷺ, ndërkaq Mameri nuk e lidhte zinxhirin e transmetimit përveçse pasi kaloi një kohë.””