“Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Ebu Seleme se Ebu Katade Ensariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!), njëri prej sahabëve të Pejgamberit ﷺ dhe kalorësve të tij, tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Ëndrrat e mira janë prej Allahut, kurse të këqijat janë prej shejtanit. Nëse dikush sheh në ëndërr diçka që e urren, le të pështyjë lehtë në të majtë dhe le të kërkojë mbrojtjen e Allahut prej shejtanit, kështu ajo s'do t'i bëjë dëm.””