“Abdani na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Junusi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Hamza ibn Abdullahu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Teksa isha në gjumë (në ëndërr) , m'u soll një kupë me qumësht nga e cila piva aq shumë, saqë e pashë duke rrjedhur nga thonjtë e mi. Pastaj, pjesën e mbetur e dhashë tutje”, - kishte për qëllim Omerit. I thanë: “Si e komenton këtë, o i Dërguari i Allahut?” Ai tha: “Është dituria.””