“Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Jakub ibn Ibrahimi, e këtij i ka treguar babai i tij, e ky nga Ebu Salihu, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka treguar Hamzai, i biri i Abdullah ibn Omerit, se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Teksa isha në gjumë (në ëndërr) , m'u soll një kupë me qumësht nga e cila piva aq shumë, saqë e pashë duke rrjedhur nga thonjtë e mi. Pastaj, pjesën e mbetur ia dhashë Omer ibn Hatabit.” Ata që ishin rreth tij thanë: “Si e komenton këtë, o i Dërguari i Allahut?” Ai iu përgjigj: “Është dituria.””