“Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Jakub ibn Ibrahimi, e këtij i ka treguar babai i tij, e ky nga Salihu, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka treguar Ebu Umame ibn Sehli se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ndërsa flija, m'u shfaqën disa njerëz të veshur me këmisha, prej të cilave kishte që u arrinin deri në gjoks, ndërsa disa të tjera ishin më të shkurtra. Pastaj, pranë meje kaloi edhe Omer ibn Hatabi, i cili kishte të veshur një këmishë që e tërhiqte zvarrë.” I thanë: “Si e komenton këtë, o i Dërguari i Allahut?” Ai u tha: “Feja e tij.””