“Muhamed ibn Beshari më ka thënë: Na ka treguar Gunderi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Amri se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se Muadh ibn Xhebeli e falte namazin me Pejgamberin ﷺ, pastaj kthehej dhe i printe fisit të vet në namaz. Një natë, në namazin e jacisë, ua lexoi suren Bekare, kështu që një burrë (nga xhemati) u shkëput prej namazit dhe u largua. Muadhi filloi të fliste kundër tij. Kur ky lajm i arriti Pejgamberit ﷺ, ai iu drejtua Muadhit: “Përçarës, përçarës, përçarës!” Pastaj e urdhëroi të këndonte (në namaz) dy sure të shkurtra nga fundi i Kuranit. Amri thotë: “Nuk më kujtohen emrat e këtyre dy sureve.””