“Ahmed ibn Junusi na ka thënë: Na ka treguar Zuhejri, e këtij i ka treguar Ismaili, e ky e ka dëgjuar Kajsin se Ebu Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një burrë i tha Pejgamberit ﷺ: “Betohem në Allahun, o i Dërguari i Allahut, se unë nuk dal për namaz të sabahut me xhemat për shkak të filanit, sepse na e zgjat namazin shumë.” Asnjëherë nuk e kam parë të Dërguarin e Allahut ﷺ më të hidhëruar se atë ditë teksa ligjëronte duke thënë: “Prej jush ka të atillë që i irritojnë të tjerët (nga xhamia) . Nëse dikush u prin njerëzve në namaz, të mos ua zgjasë, sepse në mesin e tyre mund të ketë të dobët , të shtyrë në moshë dhe të atillë që kanë nevoja.””