“Jakub ibn Ibrahim ibn Kethiri na ka thënë: Na ka treguar Shuajb ibn Harbi, e këtij i ka treguar Sahr ibn Xhuvejriu, e këtij i ka treguar Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “ (Pashë në ëndërr se) teksa isha te një bunar duke nxjerrë ujë, erdhën Ebu Bekri dhe Omeri. Ebu Bekri e mori kovën dhe nxori një ose dy kova, porse gjatë nxjerrjes kishte dobësi, Allahu e faltë! Pastaj, Ibn Hatabi e mori prej dorës së Ebu Bekrit dhe kova, në dorën e tij, u bë e madhe. Nuk kam parë njeri më të shkathët, që e përsos punën, sikurse ai. Ai nxori aq ujë, saqë njerëzit e shfrytëzuan vendin për mriz (të deveve) .””