“Ahmed ibn Junusi na ka thënë: Na ka treguar Zuhejri, e këtij i ka treguar Musai, e ky nga Salimi se babai i tij Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon për ëndrrën e Pejgamberit ﷺ në të cilën kishte parë Ebu Bekrin dhe Omerin: “Pashë në ëndërr se, teksa njerëzit ishin tubuar, Ebu Bekri u ngrit dhe nxori një ose dy kova ujë, porse gjatë nxjerrjes kishte vështirësi, Allahu e faltë! Pastaj, Omer ibn Hatabi u ngrit, e në atë rast kova në dorën e tij u bë e madhe. Nuk kam parë njeri që e përsos punën e vet sikurse ai, (nxori aq ujë) saqë njerëzit e shfrytëzuan vendin për mriz (të deveve) .””