“Seid ibn Ufejri na ka thënë: Më ka treguar Lejthiu, e këtij i ka treguar Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Seidi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Sa isha në gjumë, pashë në ëndërr veten pranë një pusi në të cilin ishte varur një kovë. Nxora prej tij (ujë) aq sa deshi Allahu, pastaj e mori Ibn Ebu Kuhafe (Ebu Bekri) dhe nxori një ose dy kova ujë, porse gjatë nxjerrjes kishte vështirësi, Allahu e faltë! Pastaj, Omer ibn Hatabi u ngrit dhe kova në dorën e tij u bë e madhe. Nuk kam parë ndër njerëz më të shkathët në nxjerrje (të ujit) sesa Omer ibn Hatabi, saqë njerëzit e shfrytëzuan vendin për mriz (të deveve) .””