“Is'hak ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka treguar Abdurrezaku, e ky nga Mameri, e ky nga Hemami se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Sa isha në gjumë, pashë në ëndërr veten pranë një bunari duke u dhënë ujë njerëzve. Pastaj erdhi Ebu Bekri dhe ma mori kovën nga dora që të më lërë të pushojë. Ai nxori dy kova ujë, porse gjatë nxjerrjes kishte vështirësi, Allahu e faltë! Pas tij erdhi Ibn Hatabi, i cili e mori kovën dhe vazhdoi të nxjerrë ujë derisa njerëzit vinin njëri pas tjetrit pa reshtur, ndërkohë kroi ku ata merrnin ujë buronte vazhdimisht.””