“Seid ibn Ufejri na ka thënë: Më ka treguar Lejthiu, e këtij i ka treguar Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Seid ibn Musejebi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa po rrinim me të Dërguarin e Allahut ﷺ, tha: “Duke qenë në gjumë, e pashë veten në Xhenet, ku hasa një grua duke marrë abdes pranë një kështjelle. Pyeta: “I kujt është ky pallat?” Më thanë: “I Omer ibn Hatabit.” Pastaj m'u kujtua xhelozia e tij, andaj u ktheva nga kisha ardhur.” Ebu Hurejra shton: “Omeri filloi të qajë dhe tha: “Kurban t'u bëfsha me babë e nënë, o i Dërguari i Allahut! A ndaj teje të kem xhelozi?””