“Amër ibn Aliu na ka thënë: Na ka treguar Muëtemir ibn Sulejmani, e këtij i ka treguar Ubejdullah ibn Omeri, e ky nga Muhamed ibn Munkediri se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “ (Pashë në ëndërr se) hyra Xhenet, ku hasa një kështjellë prej ari. Pyeta: “E kujt është kjo?” Më thanë: “E një burri nga radhët e kurejshëve. Asgjë s'më ndaloi të futesha në të, o Ibn Hatab, përveçse m'u kujtua xhelozia jote.” Omeri tha: “A ndaj teje të kem xhelozi, o i Dërguari i Allahut?””