“Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Salim ibn Abdullah ibn Omeri se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Teksa isha në gjumë, pashë në ëndërr veten duke bërë tavaf rreth Qabesë. Aty pashë një burrë zeshkan, me flokë të gjatë e të drejtë, duke ecur mes dy burrave të tjerë, teksa koka i pikonte ujë. Pyeta: “Kush është ky?” Më thanë: “I biri i Merjemes.” Kur shkova të shikoj, pashë edhe një burrë tjetër: të kuq e trupmadh, me kaçurrela të dendura, i verbër në syrin e djathtë, që i dukej sikurse kokërr e dalë rrushi. Pyeta: “Kush është ky?” Më thanë: “Dexhalli.” Njeriu që më së shumti i ngjasonte ishte Ibn Katani.” Zuhriu thotë: “Ibn Katani ka qenë një pjesëtar i familjes benu mustalik, nga fisi huzaë.””